LAJMI I FUNDIT: Zyrtarë të lartë amerikanë arrijnë në Kosovë, i takojnë deputetët e opozitës

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Zyrtarë të lartë amerikanë arrijnë në Kosovë, i takojnë deputetët e opozitës

Më: 2 prill 2019 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Dy zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të shtetit po qëndrojnë në Kosovë.

Burime të sigurta të medias bëjnë të ditur se këta dy zyrtarë sot pasdite janë takuar me katër deputetë të opozitës.

“Dy zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të shtetit sot pasdite janë takuar me deputetin e LDK-së, Arban Abrashi, dy deputetët e PSD-së, Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu, si dhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci”, kanë thënë burimet për Ballkani.info.

Sipas këtyre burimeve, amerikanët sot po ashtu i kanë takuar edhe drejtuesit e Listës Serbe.

“Zyrtarët amerikanë i kanë dëgjuar pikëpamjet e deputetëve opozitar lidhur me tarifën ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, si dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë”, thonë tutje burimet tona.

Merret vesh se zyrtarët amerikanë nesër pritet të takohen edhe me krerët e institucioneve.

Kjo nuk është vizita e parë e zyrtarëve të lartë amerikanë në vendin tonë. Një muaj më parë, në Kosovë patën qëndruar po ashtu dy zyrtarë të lartë të SHBA-ve. John Erath dhe Brad Berkley aso kohe i patën takuar të gjithë liderët e shtetit, si dhe disa deputetë të opozitës.

Zyrtarët e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, kishin ripërsëritur qëndrimin e administratës amerikane se taksa duhet të suspendohet me qëllim që të vazhdojë dialogu dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat