Isa Mustafa do të kandidojë prapë për kryetar të LDK’së, e konfirmon zyrtari i partisë

Aktuale

Isa Mustafa do të kandidojë prapë për kryetar të LDK’së, e konfirmon zyrtari i partisë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 23:45
Isa Mustafa

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të kandidojë përsëri për postin e të parit të partisë.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i moçëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shefki Gashi.

Ai ka treguar ekskluzivisht në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Mustafa i ka thënë personalisht se do të kandidojë për kreun e partisë në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen së shpejti në LDK.

Sipas Gashit, njeriu i vetëm që mund ta ruajë stabilitetin në LDK është Mustafa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat