“Hashim Thaçi është injorant politik”

Aktuale

“Hashim Thaçi është injorant politik”

Më: 3 prill 2019 Në ora: 06:48
Hashim Thaçi

Thaçi është injorant politik, thotë Mehmeti.

“Këta që duan të shkëmbejnë territore tallen me inteligjencën tonë”, tha Kim Mehmeti lidhur me idenë e presidentit Hashim Thaçi për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“E dini çfarë do të thotë të jesh president dhe të dalësh e të thuash që ne do ja marrim Serbisë Preshevën dhe s’do të japim asgjë. Vërtetë duhet të mendosh se të gjithë ata që të shohin atje janë disa injorantë që s’kanë lidhje si bëhen ato punë e këtë vërtet mund ta bëjë vetëm injoranti politik ose ai që s’ka ku shkon, është i kapur në të gjitha anët”.

Mehmeti tha se shqiptarët gjithmonë kanë dhënë diçka të vetën për të marrë diçka të vetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat