Milaim Zeka: Shikoni se si vidhet paraja e popullit, ku mos me ikë njerëzit nga ky vend

Aktuale

Milaim Zeka: Shikoni se si vidhet paraja e popullit, ku mos me ikë njerëzit nga ky vend

Nga: N.H Më: 3 prill 2019 Në ora: 08:44
Milaim Zeka

Aktivizimi i Gjykatës Speciale, është bërë shkak që Kosova të shpenzojë 500 mijë euro.

Këto para u janë dhënë dy kompanive ndërkombëtare, të cilat në këmbim të parave kanë ofruar këshilla për Kosovën.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kjo është një arsye më shumë me ikë nga ky vend.

Zeka konsideron se po vidhet paraja e popullit, përcjell “Bota sot”.

“500 mi euro për bajagi këshilla. Shikoni se si vidhet paraja e popullit. E ku mos me ikë njerëzit nga ky vend?!!!”, ka shkruar Zeka në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat