Taksa 100% vendim për interes personal të Haradinajt

Aktuale

Taksa 100% vendim për interes personal të Haradinajt

Më: 3 prill 2019 Në ora: 09:11
Ramush Haradinaj

Ndonëse e pranon se taksa 100 për qind i pëlqen, Kim Mehmeti thotë se ky është vendim vetëm për interesa personale dhe aty përfundon.

“Kur është interesi i tyre personal ata nuk njohin as SHBA, as Evropë. Kur ishte Gjykata Speciale, ata gjithë ja krisën me doemos ta bënin, si e panë që mund të rrezikoheshin edhe ata, gjithë e bota u çu mosni, ata donin ta shfuqizojnë”, ka thënë Mehmeti.

“Në vend kur burrështetasi interesin e vë mbi të shtetit nuk mund te jetë burrështetas”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka thënë se politikanëve shqiptarë u konvenon të jenë të përçarë ngase kësisoj secili mund të jetë i pari në vendin e vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat