Skandalet e fundit: Krasniqi bën thirrje “o sot o kurrë” për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Aktuale

Skandalet e fundit: Krasniqi bën thirrje “o sot o kurrë” për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Nga: N.H Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:17
Qeveria Haradinaj

Analisti politik, Faik Krasniqi, përmes një komenti në Facebook, ka bërë thirrje për mobilizim për partitë e opozitës për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Krasniqi thotë se, ndryshe drejtuesit aktual nuk do të kenë të ndaluar me vjedhjen e parësë publike dhe punësimet e çmendura familjarë dhe partiake.

Ja postimi i Krasniqit:

Opozita duhet ta mobilizoje popullin per rrezimin e kesaj Qeverie. Keta nuk do te kene te ndaluar me vjedhjen e parase publike dhe punesimet e cmendura familjare dhe partiake. Jane hiena te pangopura. Kosova po zbrazet, dhe shumica e atyre qe po ikin jane votues te opozites, ose bejne pjese tek 70 perqindshi i popullates qe nuk dalin fare te votojne per shkak te humbjes se besimit. Kur te ikin pjesa derrmuese e popullates, ky vend as dreqit nuk ka cfare t'i duhet. O sot o kurre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat