Ngushtë në Kuvend, të gjithë po presin të largohet Presidenca nga aty

Aktuale

Ngushtë në Kuvend, të gjithë po presin të largohet Presidenca nga aty

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:24
Komisioni për Buxhet dhe Financa

(E plotësuar) - Gjatë shqyrtimit të raportit për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2020-2022, deputetët kanë kërkuar të shtohen hapësirat e objektit të Kuvendit, sepse deputetët të cilët nuk janë kryetar komisionesh nuk kanë zyra të punës në Kuvend.

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ngriti çështjen e mungesës së hapësirës për deputetët në Kuvend.

Abdixhiku shfaqi idenë që si Komision për Buxhet dhe Financa me propozuar mjete shtesë brenda Kornizës Afatmesme për shtimin e objektit për të krijuar kushte minimale për punë.

Abdixhiku: Kuvendi i vetmi institucion në Kosovë që deputeti nuk ka zyre pune

“Është i vetmi institucion në Kosovë që deputeti nuk ka zyre pune. Mendojë që është kërkesë e drejtë. 120 deputet që i kemi, ne kryetarët e Komisioneve kemi zyre pune, por deputetë të tjerë që s’janë kryetarë Komisioni puna është jashtëzakonisht e vështirë pa zyre. Është dashur me pasur”, tha Abixhiku. 

Mirëpo, kundër propozimit të Abdixhikut për rritjen e objektit, ishte sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili tha se ka pasur iniciativa për ndërtimin e ndonjë kati shtesë, por do të mund të konstatohet se Kuvendi po bën mbi ndërtim.

Krasniqi tha se është paraparë që Zyra e Presidencës t’i lirojnë hapësirat dhe të kalojë në një objekt tjetër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. 

Krasniqi: Nuk kemi dashur të bëjmë mbindërtim, presim Presidencën për lirimin e zyrave

“Ka pasur projekte ideore që të bëhet ngritja e ndonjë kati shtesë të objektit aktual, për shkak se kapaciteti i zyrave është ky që është. Nuk është shkuar me këtë iniciativë për t’i ikë konstatimeve të ndonjë opinioni se Kuvendi po bën mbindërtim. Jemi edhe në pritje se do të ketë një zgjidhje për Presidencën. Në kuvend për një kohë të gjatë kanë qenë të vendosura të gjitha institucionet qendrore, por me kohe është bërë zgjidhje. Kuvendi nuk ka kapacitet të siguroj zyra me qira. Kështu që krejt zgjidhja është momenti i lirimit të zyrave nga ana e Zyrës së Presidencës”, theksoi Krasniqi.

Pas interesimit të anëtarëve të këtij komisioni, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka folur për qendrën protokollare në Germi. Ai tha se për objektin që ka nisë rreth 10 vjet më parë, Kuvendi ka shpenzuar 1 milion 600 mijë euro.

Krasniqi: Kuvendi ka shpenzuar 1.6 milion euro për Qendrën Protokollare

“Është një procedurë rreth 10 vite që ka filluar ndërtimi I objektit, por që nuk ka pasur lëvizje(për përfundim). Në këtë objekt Kuvendi ka shpenzuar diku 1 milion e 600 mijë euro. Është mbetur që përmes Komisionit për Buxhet dhe Financa të trajtohet me mjete buxhetore për periudhën e ardhshme KASH-it me një vendimmarrje që t’i propozohet Kryesisë së Kuvendit dhe pastaj të shqyrtohet në kuvendin  Kosovës lidhur me fatin e më tejmë të këtij objekti”, tha Krasniqi.

Shpjegime për këtë objekt ka kërkuar edhe deputeti nga radhët e VV-së, Ali Lajçi, i cili tha se nuk ka asnjë llogari për rreth 2 milionë euro për Qendrën protokollare.

Lajçi: Nuk ka llogari për humbjen e dy milionë euro për Qendrën protokollare

“U tha se rreth 2 milionë euro kanë humbur në objektin e Qendrës protokollare në Germi. Nuk ka pasur një destinacion çfarë dihet. Më duket kemi një sjellë ndonjë propozim, pse kemi humbjen e rreth 2 milionë. Për këtë nuk është dhënë ndonjë llogari”, tha Lajçi.

Për sa i përket shpenzimeve kapitale për vitin 2020, Krasniqi tha se janë paraparë rreth 1.5 milionë euro.

Ndërsa, deputeti Sami Kurteshi ngriti një çështje tjetër ku tha se Kuvendi po shpenzon miliona euro vetëm për letër.

Me dy rekomandime, për të bërë zgjidhje për hapësirat e Kuvendit dhe për zgjidhjen e çështjes së objektit për Qendrën Protokollare, Komisioni votoi kornizën afatmesme.

Në komisionin për Buxhet dhe Financa me shumicë votash është votuar Raporti vjetor për shpenzimet e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.Ky raport një javë më parë ishte shqyrtuar në këtë Komision. Po ashtu Komisioni votoi edhe raportin Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2018. 

Kërkohen kushte më të mira pune për deputetët

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2020-2022.

Pas interesimit të anëtarëve të këtij komisioni, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka folur për qendrën protokollare në Gërmi. Ai tha se për objektin që ka nisë rreth 10 vjet më parë, Kuvendi ka shpenzuar 1,600 euro.

Kryetari i komisionit, Lumir Abdixhiku, ngriti çështjen e mungesës së hapësirës për deputetët në Kuvend.

Abdixhiku tha se 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk kanë zyra, përveç atyre që kanë kryetar komisioni.

Sekretari Krasniqi tha se është paraparë që Zyra e Presidencës të lirojë hapësirat dhe të kalojë në një objekt tjetër.

Krasniqi tha se parashihet një zyrë për së paku tre deputetë sepse deri në lirimin e objektit nga Presidenca nuk kanë zgjidhje tjetër.

Deputeti Sami Kurteshi ngriti një çështje tjetër ku tha se Kuvendi po shpenzon miliona euro vetëm për letër.

Me dy rekomandime, për të bërë zgjidhje për hapësirat e Kuvendit dhe për zgjidhjen e çështjes së objektit për Qendrën Protokollare, Komisioni votoi kornizën afatmesme.

Në komisionin për Buxhet dhe Financa me shumicë votash është votuar Raporti vjetor për shpenzimet e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.

Ky raport një javë më parë ishte shqyrtuar në këtë Komision.

Po ashtu Komisioni votoi edhe raportin Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat