Foto e rrallë e Thaçit, në moshën 16-vjeçare i armatosur

Aktuale

Foto e rrallë e Thaçit, në moshën 16-vjeçare i armatosur

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:32
Hashim Thaçi

Në këto fotografi, presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi shihet në një moshë të re në shtëpinë e tij dhe i armatosur .

Në librin autobiografik të tij, të titulluar “Neë State, Modern Stateman”, përveç tjerash, janë publikuar edhe fotografi të rralla të Thaçit në moshën 16-vjeçare ku ai shihet i armatosur.

Në përshkrim thuhet, se shumica e fotografive të famijes së Hashim Thaçit, janë djegur bashkë me shtëpinë e tyre gjatë luftës në Kosovë.

Një ndër fotografitë e cila ka mbetur nga rinia e Thaçit është edhe kjo, ku ai shihet duke mbajtur një armë në dorë në shtëpinë e tij në Burojë, ndërsa mbrapa tij shihet flamuri kombëtar, dhe portretet e figurava si Skenderbeu, Shota dhe Azem Galica, Ismail Qemaili e Isa Boletini.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat