Haradinaj priti në zyre ambasadorin amerikan, diskutuan për miqësinë mes dy popujve

Aktuale

Haradinaj priti në zyre ambasadorin amerikan, diskutuan për miqësinë mes dy popujve

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:48
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se temë e diskutimit ishin sundimi i ligjit dhe partneriteti mes dy shteteve.

“Takimi i rregullt me Ambasadorin Amerikan në Kosovë Philip Kosnett. Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit. Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat