Pacolli merr mbështetje edhe nga presidenti i Gambisë

Aktuale

Pacolli merr mbështetje edhe nga presidenti i Gambisë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:52
Behgjet Pacolli, ka takuar edhe presidentin e Gambisë, Adama Barrow

Kryediplomati e Kosovës Behgjet Pacolli, ka takuar edhe presidentin e Gambisë, Adama Barrow.

“Presidenti Barrow, konfirmoi mbështetjen e plotë për secilin hap ndërkombëtar të Kosovës”, deklaroi Pacolli.

Sipas tij, e drejta e vendit tonë është e pakontestueshme andaj edhe mbështetja e secilit shtet anëtar të OKB-së në këtë rrugë është e jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë.

Ndryshe, ministri i Jashtëm po qëndron në Senegal në inaugurimin e presidentit të këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat