Ish-ambasadori “godet” Limajn e Ahmetin: Ekipi negociator e keni bërë “ndërmarrje të përbashkët familjare”

Aktuale

Ish-ambasadori “godet” Limajn e Ahmetin: Ekipi negociator e keni bërë “ndërmarrje të përbashkët familjare”

Nga: A.Zh Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:10
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

Sot u raportua se në Zyrën Administrative të Ekipit Negociator që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, janë punësuar shumë të afërm të partive që këta drejtojnë.

Duke komentuar në lidhje me këtë, ish-ambasadori i Kosovës në Suedi Lulzim Peci, ka thënë se ekipi negociator i Kosovës, është bërë “ndërmarrje e përbashkët familjare”.

“Po ju mungon edhe himni i posaçëm për këtë punë, dhe atë me një dozë të kamuflimit me patriotizëm - “rreth familjeve të përbashkuara...”, ka shkruar Peci në Facebook, teksa u ka sugjeruar që këtë fjali t’a përdorin edhe si sllogan në fushtatën e ardhshme zgjedhore.

Image
Lulzim Peci

Reagimi i Pecit pa ndërhyrjen e redaksisë:

Ekipi negociator i Kosoves na eshte bere “ndermarrje e perbashket familjare”.

Askush me aftusha se sa anetaret e familjeve tona!

Po ju mungon edhe himni i posacem per kete pune, dhe ate me nje doze te kamuflimit me patriotizem - “rreth familjeve te perbashkuar...”

Ju kisha sygjeruar qe keto t’i keni sllogane edhe per fushaten e ardhshme zgjedhore.

Le te dime ne se ku jemi dhe ju per cfare jeni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat