“Falënderim dhe respekt për kryeministrin Trovoada për mbështetjen ndaj Kosovës në secilin aspekt”, shkroi Pacolli.
Me këtë rast, kryediplomati kosovar hodhi poshtë edhe disa pretendime të Serbisë në lidhje me raportet e Kosovës me këtë vend.
“Natyrisht, përkundër secilit ‘pretendim’ donkishotësh të fqinjëve tanë verior, mbështetja e Sao Tome asnjëherë nuk ka munguar. Kryeministri Trovoada u zotua se vizitën zyrtare në Kosovë do ta zhvillojë në të ardhmen e afërt”, përfundoi Pacolli.