Pacolli: Kosova dhe Senegali me marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Aktuale

Pacolli: Kosova dhe Senegali me marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Më: 3 prill 2019 Në ora: 18:33
Behgjet Pacolli

Gjatë qëndrimit në Senegal, zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm.

Ai ka thënë se gjatë takimit me presidentin Macky Sall, në emër të shtetit të Kosovës e falënderoi për mbështetjen e pa rezervë ndaj vendit tonë.

“Kosova dhe Senegali kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan. E falënderoj ambasadorin Gashi për punën e shkëlqyer në interes të vendit”, shkruan Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat