"Ditët e Kuvendit" në Fushë Kosovë

Aktuale

"Ditët e Kuvendit" në Fushë Kosovë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 18:52
"Ditët e Kuvendit" në Fushë Kosovë

Fushë Kosova ishte destinacioni i radhës për zhvillimin e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, program i Kuvendit të Kosovës që është iniciuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare dhe realizohet me ndihmën e NDI.

Qytetarë të shumtë shprehën me këtë rast shqetësimet, kritikat dhe sugjerimet e tyre kundrejt deputetëve Flora Brovina, Fitore Pacolli Dalipi, Ahmet Isufi dhe Salih Salihu.

Debati nisi me pyetjet e qytetarëve që kishin të bëjnë me këto çështje: taksa ndaj Serbisë, statuti jo i barabartë i Fushë-Kosovës me Komunën e Obiliqit, mbingarkimi i qytetit, mungesa e stafit në institucione shëndetësore dhe arsimore, mungesa e çerdheve publike, nepotizmi, mungesa e pajisjes me dokumentacione të Kosovës për banorët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit që jetojnë në Fushë Kosovë, siguria në rrugë dhe hekurudhat, deponia me mbetje të rrezikshme në Harilaq, migrimi i të rinjve.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës shprehën gatishmëri për të ndërmarrë veprime konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve.  Ata thanë se çështjet për të cilat nuk janë kompetentë, do t’i shpalosin te kolegët e tyre përgjegjës për tema të tilla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat