Ish-këshilltari i Isa Mustafës: Qeveria ka degraduar, zgjedhjet në LDK jetike për vendin

Aktuale

Ish-këshilltari i Isa Mustafës: Qeveria ka degraduar, zgjedhjet në LDK jetike për vendin

Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:40
LDK

Bajram Gecaj, ish këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe ish-zv.ministër i Pushtetit Lokal, thotë se zgjedhjet e brendshme të radhës, LDK duhte t’i organizon si asnjëherë më parë.

Ai kërkon të jepet maksimumi nga secili anëtarë në mënyrë që të nxjerrën individë të aftë, kredibilë, të dinjitetshëm e të guximshëm për të luftuar e për të mposhtë siç thotë këtë nomenklaturë institucionale dhe këtë mënyrë të mbrapsht të qeverisjes.

Ai më tej kritikon ashpër qeverinë “Haradinaj”.

“Kjo është padyshim qeveria më e keqe dhe më e dëmshme që ky vend ka pasur ndonjëherë. Qeveri që tanimë ka degraduar në përmasa alarmuese dhe e cila hapur, pa frikë, pa turp dhe pa asnjë brejtje ndërgjegjeje shkel ligjin, normat morale dhe rregullat e qeverisjes demokratike! Qeveri konfrontuese dhe konfliktuoze bash në të gjitha aspektet dhe në secilin drejtim. Qeveri kjo me tendencë konfrontimi edhe me miqtë e dëshmuar të Kosovës, në veçanti me SHBA-të e me BE-në, por edhe me miqtë dhe organizmat tjerë tanimë thuaja tradicionalë. Sot kjo qeveri kontestoi një raport të Bankës Botërore vetëm pse nxirrte në shesh paaftësinë dhe qeverisjen e tyre të keqe. Kontestimi dhe zhurma nuk rregullojnë gjendjen dhe nuk ndryshojnë të dhënat statistikore, por këtë e bën vetëm puna vetëmohuese dhe qeveria e mirë!”, shkruan Gecaj në Facebook.

Ai më tej pohon se vendi sot ndodhet para një kthese historike nga e cila mund të dalim suksesshëm vetëm me një LDK të fortë e të fuqishme.

“Aktivistë të nderuar të LDK-së, të punojmë shumë gjatë ditëve në vijim për të nxjerrë një strukturë nga më të fuqishmet dhe më të aftat; strukturë e cila përfundimisht do ti nxjerrë jashtë ‘loje’ këta keqbërës”, shkruan Gecaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat