Stoltenberg: Qëllimi i pranisë së NATO-së ishte mbrojtja dhe evitimi i dhunës ndaj civilëve

Aktuale

Stoltenberg: Qëllimi i pranisë së NATO-së ishte mbrojtja dhe evitimi i dhunës ndaj civilëve

Nga: F. B. Më: 3 prill 2019 Në ora: 21:28
Jens Stoltenberg

Sekretari gjeneral i  NATO-së, Jens Stoltenberg ka theksuar se kupton se kujtimet e bombardimeve në Serbi edhe më tutje janë të dhembshme, pasi humbja e secilës jetë të civilit është tragjedi, por përkujtoi se nga atëherë NATO është garant i sigurisë në Kosovë për të gjithë qytetarët, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Gabimet nuk numërohen, natyrisht gjithnjë jemi përpjek që të nxjerrim mësime nga misionet dhe operacionet tona” ka thënë Stoltenberg me rastin e 70 vjetorit të themelimit të NATO-së.

Në lidhje me Ballkanin sekretari gjeneral theksoi se NATO ka ndihmuar në përfundimin e dy luftërave.

"Fillimisht lufta në Bosnje dhe Hercegovinë ku ishim dëshmitar të masakrës në Srenbrnicë dhe më pas dhuna ndaj civilëve në Kosovë, ku një vit pas përpjekjeve diplomatik nuk u ndal lufta. Për atë shkuam atje që të ndihmojmë dhënien fund të dhunës dhe vrasjes së civilëve dhe nga atëherë jemi në Kosovë si garantues të sigurisë së të gjithë qytetarëve", tha Stoltenberg.

Ai ka fol për fëmijërinë në Beograd, afërsinë me Serbinë dhe Jugosllavinë që e lidhin kujtimet e mira, miqtë për çka e ka vizituar shumë herë.

"Gjatë bombardimeve kam biseduar me miqtë në Beograd dhe Serbi. ME rëndësi është të dihet se çfarë mendojnë ata që janë goditur , gjë që nuk ishte e thjeshtë", tha ai.

"Kuptoj se kujtimet nga operacionet e NATO-s në vitin 1999 janë të dhembshme. Duhet të kemi në mendje se qëllimi i pranisë së NATO-së ishte mbrojtja dhe evitimi i dhunës ndaj civilëve. Çdo humbje e jetës së qytetarëve të pafajshëm është tragjedi dhe iu shpreh ngushëllime atyre që kanë humbur të dashurit gjatë konfliktit ", tha Stoltenberg.

Më e rëndësishmja është sukseset që NATO bëri në ruajtjen e paqes, sepse ata që e themeluan kanë përjetuar dy lufta botërore dhe qëllimi ishte që ato mos të përsëriten.

"Në fund të luftës së ftohtë NATO kishte 16 anëtare, sot ka 29, ndërsa shpejtë bëhen 30 me pranimin e Maqedonisë së Veriut. Suksesi më i madh ishte ruajtja e paqes, gjë që e arriti me mbrojtje efikase. Arsyeja pse duam të jemi të fortë, pse investojmë në forcat e armatosura nuk është provokimi i konfliktit, por përgjigja që mos të ketë konflikt", ka thënë Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat