Bekë Berisha: AAK është e gatshme për zgjedhje, opozita s’e ka seriozisht

Aktuale

Bekë Berisha: AAK është e gatshme për zgjedhje, opozita s’e ka seriozisht

Më: 4 prill 2019 Në ora: 00:15
Ramush Haradinaj dhe Bekë Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje.

Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, ka thënë se AAK është e gatshme, por sipas tij partitë e tjera nuk e kanë seriozisht shkruajnë në zgjedhje.

“Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje. Nëse krijohen kushtet dhe është nevoja për zgjedhje ne jemi të gatshëm. Ne nuk kemi nevojë të kemi frikë nga zgjedhjet”.

Por, deputeti i AAK thotë se partitë tjera nuk janë të gatshme për zgjedhje.

“ Unë besoj që asnjë parti nuk është e gatshme për zgjedhje. LDK është ka merret me zgjedhje të brendshme, partitë tjera janë duke punuar brenda. Pra nuk janë të gatshëm për zgjedhje aktualisht”.

“Ne e kuptojmë fjalorin e opozitës. Por ata nuk e kanë seriozisht shkuarjen në zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat