Haliti: Bota ka nevojë edhe më tej për NATO-n

Aktuale

Haliti: Bota ka nevojë edhe më tej për NATO-n

Më: 4 prill 2019 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se paqja e qëndrueshme ndërkombëtare dhe zhvillimi demokratik, është angazhimi parësor i NATOs përgjatë këtyre 70-të viteve.

Ai ka shkruar në Facebook se kombi shqiptar, vitin 1999, kur NATO ndërhyri ushtarakisht për ta ndërprerë gjenocidin, që Serbia po e ushtronte kundër tyre në Kosovë, e konsideron si momentin kulminant, ndër më të fuqishmit, të lidhjes së tyre me NATO-n.

Postimi i plotë:

70 vite më parë, më 4 prill 1949, afër katër vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore u themelua në Ëashington të SHBA-ve Aleanca Atlantike e Veriut, NATO (North Atlantic Treaty Organization).

Paqa e qëndrueshme ndërkombëtare dhe zhvillimi demokratik, ky është angazhimi parësor i NATOs përgjatë këtyre 70-të viteve.

Kombi shqiptar, vitin 1999, kur NATO ndërhyri ushtarakisht për ta ndërprerë gjenocidin, që Serbia po e ushtronte kundër tyre në Kosovë, e konsideron si momentin kulminant, ndër më të fuqishmit, të lidhjes së tyre me NATO-n.

Tani, në rrethana krejtësisht të reja, Kosova e çmon shumë angazhimin e NATO-s përmes KFOR-it, në garantimin e paqës, sigurisë dhe paprekshmërisë së saj territoriale.

Shrytëzoj rastin, që në këtë përvjetor jubilar, t’i uroj nga zemra drejtuesit e saj, vendet anëtare, dhe posaçërisht SHBA-të.

Bota ka nevojë edhe më tej për NATO-n.

Shteti i Kosovës dhe shqiptarët e Kosovës janë përcaktuar të jenë gjithnjë përkrah saj. XHH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat