PSD ironizon VV për rrëzimin e qeverisë: Keni vetëm fjalë

Aktuale

PSD ironizon VV për rrëzimin e qeverisë: Keni vetëm fjalë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:55
PSD

Partia Socialdemokrate i ka quajtur jo serioze paralajmërimet e Lëvizjes Vetëvendosje për mobilizim qytetar në të gjitha qytetet e Kosovës për të rrëzuar qeverinë aktuale të Haradinajt, me kërkesën për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Në një konferencë për media, nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri foli për mocionin e mosbesimit të paralajmëruar nga Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë, duke thënë se kjo parti ka vetëm fjalë e jo punë.

"PSD ka qenë e para dhe e vetmja që ka bërë një gjë të tillë ndryshe nga dy partitë tjera opozitare, sidomos VV e cila ka pasur vetëm fjalë e jo punë, e as serioz dhe shihet që nuk janë të interesuar për një hap të tillë", u shpreh Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat