A do t’i bashkohet LDK protestave të Lëvizjes Vetëvendosje, për rrëzimin e qeverisë Haradinaj? Flasin nga LDK

Aktuale

A do t’i bashkohet LDK protestave të Lëvizjes Vetëvendosje, për rrëzimin e qeverisë Haradinaj? Flasin nga LDK

Më: 4 prill 2019 Në ora: 15:15
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxheri, ka folur rreth mundësisë që LDK, t’i bashkohet thirrjes për protesta, të bëra sot nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gaxheri ka thënë se LDK, nuk duhet të veprojë me inercion të askujt, e as të Albin Kurtit.

Deputetja e LDK-së, shtoi se partia në të cilën gjendet, asnjëherë nuk ka marrë pjesë në protestë në Kosovë, dhe sipas saj, “nëse do të vendosej një gjë e tillë, atëherë situata në vend është shumë keq”.

Besa Gaxheri shtoi se vendimi për pjesmarrje apo jo, në protesta kundër qeverisë Haradinaj, do të merret pas analizës që LDK, do ia bëjë situatës aktuale.

“Nuk mundemi me vepru me inercion të Albin Kurtit. Të asnjë partie politike, jo vetëm të Albin Kurtit. Tani po dëgjoj. Por, nuk mund të themi definivitisht dicka menjëherë”

“LDK ta tjetër filozofi. LDK pasluftës nuk ka dalur asnjëherë në protestë. Uroj shumë që mos me ardhë deri te momenti me dalë LDK në protestë, se kur LDK del në protestë, është pak problem. Prandaj, ne duhet të kemi kujdes, se nuk jemi sikur partitë tjera”, ka thënë deputetja Gaxheri.

Gaxheri ripërsëriti, se nëse LDK do të vendoste të ishte pjesë e protestave, atëherë sipas saj, do të duhej të kishin shumë kujdes, pasi që “LDK asnjëherë më parë nuk ka vepruar në këtë mënyrë”

“Ne si opozitë nuk i kemi 61 numra për ta rrëzuar qeverinë. Po provojmë sic e keni parë që po mbajmë seanca të jashtëzakonshme në Kuvend. Por, sa i përket protestës unë nuk mund të flas tani për tani. Nëse do të vendosnim të dilnim në protestë, atëherë do të duhej që të kemi kujdes të shtuar”.

Sipas Gaxherit, përfundoi deklarimin duke thënë se Kosovës i duhet ndrrimi i qeverisë, por sic tha ajo “duhet të kihet kujdes se si bëhet ajo”

“Po e përsëris prapë, që ne nuk veprojmë me inercion të askujt, as të Albin Kurtit. Deri më tani nuk mund kemi diskutuar dhe as që kemi marrë vendim. E rëndësishme është që ta them se LDK asnjëherë nuk ka dalur në protestë, e nëse LDK vendos te dalë në protestë, atëherë do të duhej të kishim shumë kujdes, sepse më e rëndësishme është shteti, se sa secila qeveri. Duhet ta ruajmë shtetin. Normalisht që vendit i duhet edhe ndrrimi i kësaj qeverie”, ka përfunduar Gaxheri./blic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat