Haradinaj-Akar diskutojnë për shkëmbimet e përvojave ushtarake Kosovë-Turqi

Aktuale

Haradinaj-Akar diskutojnë për shkëmbimet e përvojave ushtarake Kosovë-Turqi

Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:17
Ramush Haradinaj dhe Hulusi Akar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët, përfshirë shkëmbimet e përvojave dhe doktrinave ushtarake, në suaza të parimeve dhe standardeve të NATO-s.

Duke e uruar me rastin e 70-vjetorit të NATO-s, kryeministri Haradinaj e falënderoi ministrin Akar për kontributin e personelit ushtarak e civil turk brenda KFOR-it për paqe dhe siguri në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat