70-vjetori i NATO-s, Thaçi: Edhe ne duam të jemi pjesë e Aleancës

Aktuale

70-vjetori i NATO-s, Thaçi: Edhe ne duam të jemi pjesë e Aleancës

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:15
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 70-vjetorin e themelimit të NATO-së, deklaroi se sot kujtojmë me respektin dhe mirënjohjen më të thellë rolin e pazëvendësueshëm të Aleancës për tërë botën.

“Si bashkësi e popujve dhe shteteve që punon pareshtur për forcimin e paqes, NATO-ja vazhdon të reflektojë më së shumti siguri, bashkëpunim e solidaritet për të gjithë”, shkroi Thaçi në Facebook.

Presidenti i vendit shkroi se “jemi të lumtur që e kemi NATO-n në Kosovë, por dëshirë e jona është që edhe Kosova të jetë në NATO”.

“Rrugëtimin euroatlantik duam ta vazhdojmë si vend anëtar i NATO-s dhe për këtë po punojmë pandërprerë. Në rresht me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, tashmë edhe Republika e Kosovës është e gatshme që të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin në rajon, Evropë dhe botë”, përfundoi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat