Albulena Haxhiu i kundërpërgjigjet Visar Ymerit për rrëzim e Qeverisë

Aktuale

Albulena Haxhiu i kundërpërgjigjet Visar Ymerit për rrëzim e Qeverisë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:54
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, i është kundërpërgjigjur deputetit të PSD-së, Visar Ymerit, i cili gjatë një konference për media tha që VV ka vetëm fjalë sa i përket rrëzimit të Qeverisë.

Haxhiu, tha që PSD po bënë vetëm shpifje dhe që janë ata që po i japin jetëgjatësi Qeverisë Haradinaj.

“Në fakt është jashtëzakonisht e qartë kjo hipokrizia që po e bëjnë ata të cilët kanë ikur nga Vetëvendosje. Ne kemi pasur një koordinimi të fuqishëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe vazhdojmë të kemi, dhe në anën tjetër nuk kemi bashkëpunim me ata të cilën kanë ikur nga VV, S’mund ta quash vetën opozitë kur je pjesë e ekipit negociator të cilët janë në mbështetje të plotë edhe të Presidentit Hashim Thaçi. S’mund ta quash vetën opozitë kur e voton buxhetin skandaloz ku 60 për qind shkon  shkon në asfalt ndërkohë kur vendi përballet me probleme të mëdha”, ka thënë Haxhiu.

Deputetja Haxhiu, tha që janë pikërisht deputetët e PSD-se ata të cilët nuk i janë bashkuar opozitës, por ua kanë bërë numat e mjaftueshme Qeverisë për votimin e çështjeve të ndryshme.

“Këta deputet s’mund ta quajnë vetën opozitë kur nuk i janë bashkuar opozitës, por ia kanë bërë numrat e nevojshme qeverisë për votimin e çështjeve të ndryshme. Ata të cilët po ia zgjatin jetën kësaj Qeverie janë pikërisht ata të cilët kanë ikur nga Vetëvendosje, kjo është për keqardhje, por pavarësisht shpifjeve të cilët ata po i bëjnë ju e dini mirë se sot kryetari Albin Kurti ka bërë të ditur se që nga nesër do të jemi në teren me qytetarët vetëm për një qëllim rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Sepse vetëm zgjedhjet e e shpëtojnë vendin nga kjo Qeveri dhe nga vendimet e tyre skandaloze të dëmshme për Qeverinë”, është shprehur Haxhiu.

Në fund, deputetja theksoi që të ikurit nga Vetëvendosje po bëjnë veprime në shërbim të Thaçit vetëm sa për mbijetesë politike.

“Të ikurit nga Vetëvendosje veprimet e tyre i kanë bërë në shërbim të Hashim Thacit e Qeverisë vetëm sa për mbijetesë politike. Këta kanë qenë pjesë e VV, kjo është arsyeja pse ata sot janë në Kuvend. Dhe tash kanë frikë nga zgjedhjet e parakohshme”, përfundoi deklaratën deputetja Haxhiu.

Vlen të përmendet se gjatë ditës së sotme, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojnë tubimet me qytetarët në çdo Komunë të Kosovës. Dhe pas tubimeve do të bëjnë edhe një mocion mosbesimi për Qeverinë Haradinaj. Tubimet Vetëvendosje do t’i fillojë nga nesër në Komunën e Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat