Deputeti i dhuron FSK-së kamion të Ushtrisë, është model gjerman

Aktuale

Deputeti i dhuron FSK-së kamion të Ushtrisë, është model gjerman

Më: 4 prill 2019 Në ora: 19:11
Gani Dreshaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj njihet për misionin e tij human. Këtë e ka dëshmuar edhe me një akt.

Deputeti nga Istogu ka vendosur që t’i bëj një dhuratë Ushtrisë së Kosovës.

Dreshaj i ka dhuruar FSK-së në Istog një kamion të Ushtrisë, të modeli gjerman.

“Kur janë bërë gati 3 muaj nga votimi i Ushtrisë në Kuvendin e Kosovës, kam vendosur që FSK-së në Istog t’i bëj një dhuratë të vogël. Nipi im, Adnani dorëzoi çelësat e kamionit të Ushtrisë, model gjerman, të cilin e kisha blerë pak vite më parë për rekreacione në Bjeshkë, që është pasioni më i madh që kam. Vota për Ushtrinë e Kosovës në Kuvend për mua përbën një nga aktet më emocionale e krenare që kam në jetë” shkruan Dreshaj në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat