Rrëfimi i mbesës së Bajram Kelmendit për natën e vrasjes së avokatit dhe dy djemve të tij

Aktuale

Rrëfimi i mbesës së Bajram Kelmendit për natën e vrasjes së avokatit dhe dy djemve të tij

Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:45
Elena Kelmendi, vajza e Kastriot Kelmendit

Për herë të parë në televizion, Elena Kelmendi, vajza e Kastriot Kelmendit ka treguar për natën kur forcat serbe ia vranë babanë, xhaxhanë dhe gjyshin avokatin Bajram Kelmendi, kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe.

Ajo ka kujtuar në Rubikon të KTV-së se si forcat serbe hyn në shtëpi dhe i keqtrajtuan para syve të dy fëmijëve, bashkëshortes së Kastriotit, Vjollcës dhe gjyshes së Elenës, Nekibe Kelmendit.

“I thanë se këto janë fjalët e fundit dhe ai u afrua te na dhe tha ‘po tutna’”, kujton Kelmendi fjalët e fundit të xhaxhait të saj, Kushtrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat