Molliqaj – Konjufcës: Nuk do të shpëtojë as Burdushi, as Kadri Veseli e as Gjykata

Aktuale

Molliqaj – Konjufcës: Nuk do të shpëtojë as Burdushi, as Kadri Veseli e as Gjykata

Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:27
Dardan Molliqaj, Glauk Konjufca

Dardan Molliqaj i PSD’së po e mbron fuqishëm deklaratën e tij se Glauk Konjufca dikur kishte qenë pjesë e SHIK’ut, gjë të cilën ai e kishte mohuar dhe kishte paralajmëruar edhe padi për shpifje.

Molliqaj ka thënë se nuk e di pse Konjufca nuk po e pranon këtë të vërtetë, duke shtuar se është i gatshëm të përballet me të sy më sy për këtë cështje.

‘’E di edhe Glauku është t’u prit, nuk ka me ikë kurgjo, seanca ka me u majt shumë shpejtë, unë kam kërku prej tij që nuk du në studio me lujt ping pong, por do t’i them të gjitha në Kuvend. Nuk e di pse nuk po e pranon dhe pse nuk e ka pranu. Nuk e di pse ka hy në një betejë pa nevojë’’, ka thënë Molliqaj në Debat Plus.

Tutje Molliqaj tha se Konjufcën s’do ta shpëtojë as Burdushi, as Kadri Veseli e as Gjykata.

‘’Unë po tham kështu, prej asaj të vërtetë ai nuk ka shancë me shpëtu as prej gjykate, as prej shefit të vetë, e as prej Burdushit’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat