Krasniqi: Kush nuk i respekton rregullat në PDK do të largohet nga pozita

Aktuale

Krasniqi: Kush nuk i respekton rregullat në PDK do të largohet nga pozita

Më: 4 prill 2019 Në ora: 23:16
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

“Ne kemi një sërë të rregullave të cilat nënkuptojnë veprimtari të bazuar në kod të etikës edhe në kod moral që duhet me zbatu secili pjesëtarë i PDK-së që ka një përgjegjësi publike”.

“Veprimet apo aktivitetet që secili njeri i bënë normalisht nuk mundet me marr askush përgjegjësi, por ajo që PDK mundet me bë është, që secili duhet t’i respektojë vlerat etike dhe morale që janë dokument i PDK-së”.

Memli në Zona e Debatit të Klan Kosovës tha se në PDK viteve të fundit kanë ndodh ndryshime të mëdha.

“Vitet e fundit në PDK ka ndodhur një reformim i legjislacionit për parandalimin e konflikt interesit edhe me çështjet që kanë të bëjnë me shkeljet potenciale të zyrtarëve publik”.

“Parandalimi mund të jetë deri diku efikas, por atë që mundem tua garantojë është që në çfarëdo nivel që ndodh çfarëdo parregullsie që ka ndonjë dyshim të bazuar që mund të nis ndonjë farë procesi automatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat