Ofensiva diplomatike gjermane për Kosovën - Çka qëndron prapa vizitës së zyrtarëve gjerman në Beograd dhe Prishtinë

Aktuale

Ofensiva diplomatike gjermane për Kosovën - Çka qëndron prapa vizitës së zyrtarëve gjerman në Beograd dhe Prishtinë

Nga: F.B Më: 4 prill 2019 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Për 15 ditë katër zyrtarë të lartë gjerman kanë parakaluar disa nëpër institucione të Prishtinës, disa në ato serbe- porosia ishte e shkurtër dhe e qartë nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Qëndrimi i tillë i Gjermanisë që është në kundërshtim evident me përpjekjet amerikane për zgjidhje të çështjes së Kosovës nuk është i panjohur. Vetë kancelaria gjermane Angela Merkel ka thënë menjëherë pas spekulimeve për caktim të kufijve apo korrektim se kjo është zgjidhje e papranueshme.

Por ofensiva diplomatike e zyrtarëve të Berlinit “shpon sytë”, në mes të muajit mars së pari në Beograd pastaj në Prishtinë ishin bashkëpunëtorët e Merkel - Jan Heker, këshilltari i politikës së jashtme të kancelares dhe këshilltari për Ballkan Matias Litenberg.

Ata biseduan me përfaqësuesit politikë në Prishtinë dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndërsa qëllimi ishte i dyfishtë – ulja e tensioneve dhe heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut, por nuk u lëshua rasti të thuhet se kundërshtohet përcaktimi i kufijve mes serbëve dhe shqiptarëve. Të njëjtën e thanë këtë javë edhe deputetët e Bundestagut Peter Bajer i Kristian Shmit.

Vërejtja e Berlinit

Çka qëndron pas aktiviteteve të “vluara” diplomatike të Berlinit?

“Në vepër është misioni politik dhe diplomatik gjerman me qëllim që Gjermania pas ndalimit të realizimit të idesë së caktimit të kufijve aktivisht u angazhua në dizajnimin e formatit të ri të bisedimeve. Kështu tri degët e politikës së jashtme të Gjermanisë – kabineti i Merkelit, këshilli i politikës së jashtme të Bundestagut dhe Ministria e punëve të jashtme me misione të posaçme për të krijuar agjendën gjithëpërfshirëse të vazhdimit të dialogut ka thënë doktori I Shkencave Politike Stefan Surliç.

Kushti i Gjermanisë, thekson fuqishëm se nuk ka caktim të kufijve

“Ndonëse mendohet se zgjedhjet për parlamentin evropian sivjet dhe zgjedhjet amerikane vitin tjetër do të lënë anash raportet e Beogradit me Prishtinën, kjo do të jetë mundësia për Gjermaninë që të marr iniciativën kryesore të vazhdimit të bisedimeve, me fjalë tjera Gjermania nuk dëshiron që të lëshoj marrëveshjen përfundimtare ShBA-ve - tha Surliç.

Ndërsa analisti politik serbe njohës i situatës në Kosovë Dushan Janjiq thotë se “gjermanët i përmbahen planit 13 pikësh kur është fjala për Kosovën dhe përcjellin realizimin e tij. Ky plan nuk përfshinë caktimin e kufijve.

“Nuk ka shkëmbim të territorit, kjo është porosia. Ata propozojnë modelin e “dy gjermanive”(nuk përfshihet njohja formale, por karrige në OKB për Kosovën). Gjermanët sikur BE për shkak të zgjedhjeve janë të fokusuar në “oborrin e vetë”, por në plani afatgjatë shikojnë në zgjidhjen për Kosovën Brenda vitit dhe nuk duan të “lëshojnë nga dora” " – tha Janjiq.

Ai ka qëndrim se nuk bëhet fjalë për ndonjë ofensivë sepse nuk ka zgjidhje të re, por është në pyetje vërejtja.

“Kjo ndoshta nuk është vërejtje, por përkujtim në obligimet e marra. Unë kështu do ta kuptoja” përfundoi Janjiq.

Vuçiq: Unë e di çka duan ata, ata e dinë çka duam ne

Me rastin e deklaratës së deputetëve gjerman se “nuk ka ndryshim të kufijve të Kosovës”, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se është e qartë qëndrimi i tyre dhe në këtë moment nuk ka mes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat