Kryeministri mori vizën për SHBA, por taksa ia pamundëson takimet me zyrtarë amerikanë

Aktuale

Kryeministri mori vizën për SHBA, por taksa ia pamundëson takimet me zyrtarë amerikanë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 09:10
Ramush Haradinaj

Kjo vizitë e Haradinajt vije edhe pas qëndrimeve të tij për taksën, e që fillimisht i kushtuan me refuzim vize për vizitë në SHBA në ‘Lutjet e Mëngjesit'.

E Haradinaj sot do të niset për në SHBA.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga një burim brenda Qeverisë së Kosovës.

Mirëpo, Haradinaj atje nuk do të takohet me zyrtarë amerikanë.

“Haradinaj niset sot për në SHBA, atje do të takohet me komunitetin katolik shqiptar”, ka thënë ky burim për lajmi.net.

Theksojmë, se qëndrimet për taksën Haradinajt i shkaktuan punë në takime me zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë të cilët kërkuan pezullimin e saj.

Më shumë se katër muaj që nga vendosja e taksës, Haradinaj nuk ka lëvizur nga qëndrimet e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat