Vrasja e vëllezërve në Plloqicë, dëshmitarët i tregojnë Gjykatës se çfarë panë natën kritike

Aktuale

Vrasja e vëllezërve në Plloqicë, dëshmitarët i tregojnë Gjykatës se çfarë panë natën kritike

Më: 5 prill 2019 Në ora: 09:59
Shani e Bahri Maloku

Dy vëllezërit, Shani e Bahri Maloku, u vranë me armë zjarri në shtëpinë e tyre në Plloqicë të Komunës së Malishevës me 9 mars të vitit 2018.

Njëri vdiq në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë, ndërsa, tjetri në QKUK në Prishtinë.

Për këtë vrasje, Policia e Kosovës arrestoi dy persona, Besim dhe Blerim Malokun, kushëri të viktimave.

Ndërsa, sot është duke u mbajtur shqyrtimi gjyqësor lidhur me këtë rast.

Seanca ka nisur në ora 09:00, ku dëshmitarët po deklarohen lidhur me informacionet që kanë parë apo dëgjuar për vrasjen e dy vëllezërve.

Kujtojmë që Prokuroria po e akuzon Besim Malokun për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku po ngarkohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzën në muajin nëntor të 2018, për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 9 mars 2018 në fshatin Plloqicë të Malishevës, ku dyshohet se Besim Maloku me dashje ka privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku, e gjithashtu ka rrezikuar jetën e Uliks, Hysni, Xhemajl dhe Afrim Malokut.

Kujtojmë që i ndjeri Shani Maloku, 44 vjeçar kishte qenë pjesëtar i FSK-së, i martuar dhe prind i katër fëmijëve. Ndërsa, Bahri Maloku, 33 vjeçar përveç gruas ka lënë pas edhe dy fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat