Haradinaj: Rezalla, si vatër e pamposhtur e luftës çlirimtare

Aktuale

Haradinaj: Rezalla, si vatër e pamposhtur e luftës çlirimtare

Nga: Z.B Më: 5 prill 2019 Në ora: 10:28
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 20 vjetorin e masakrës në Rezallë, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, martirët e Rezallës, me sakrificën e tyre e mbajnë të freskët përjetësisht kujtesën tonë për rrugën e vështirë deri në liri.

Postimi i plotë:

Masakra në Rezallë, 20-vjet më parë, nga e cila ende shumë të pagjetur, është plagë e hapur e Kosovës dhe i jep zë thirrjës sonë për drejtësi. Martirët e Rezallës, me sakrificën e tyre e mbajnë të freskët përjetësisht kujtesën tonë për rrugën e vështirë deri në liri.
Rezalla, si vatër e pamposhtur e luftës çlirimtare, e ka shkruar historinë me gjakun e bijave dhe bijve më të mirë, që nuk e kursyen jetën e tyre për t’iu bërë lirisë gurthemel. Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve!RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat