Pacolli pas vizitës në Afrikë, mohon se ndonjë shtet ka tërhequr njohjen

Aktuale

Pacolli pas vizitës në Afrikë, mohon se ndonjë shtet ka tërhequr njohjen

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:43
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një konferencë për media ka bërë të ditur rezultatet nga vizita treditore në Afrikë nga ku është lobuar për njohje të reja. Pacolli tutje ka hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se disa shtete kanë tërhequr njohjet nga ku përmend edhe takimet me disa liderë të vendeve afrikane.

Sipas Pacollit të gjithë homologët e tij janë të njohur mirë me situatën që momentalisht është në Kosovë sa i përket marrëdhënieve me Serbinë.

“Kam udhëtuar për në Senegal jam takuar me presidente të shteteve afrikane, kam takuar edhe disa kryeministra, disa njerëz me rëndësi, ministra të Punëve të Jashtme, homolog të mi. Në të gjitha takimet kemi fol për realitetin që është në Kosovë, iniciativat e Serbisë për çka ata ishin mirë të informuar. Siç e dini Kosova ka 16 njohje me 88 vende ka marrëdënie diplomatike nga Afrika e kanë njohur 28 vende me 16 prej tyre kemi marrëdhenie diplomatike”, deklarohet ai, duke shtuar se nuk do të ndalen deri në krijim të marrëdhenieve diplomatike edhe me vendet tjera.

“Kam takuar njerëz të rëndësishëm e na u është premtu që asnjëherë Serbia nuk do të mundet t’i realizojë planet e tyre janë të informuar për mënyrën si kanë punu. Kam takuar edhe presidentin e Kongos ai ka dërguar edhe një letër që kërkon një vizitë nga ana e jonë për këtë e kam njoftuar edhe presidentin edhe kryeministrin”, thotë ai.

Pacolli po deklarohet se Presidenti i Gambisë i ka thënë se Serbia ka falsifikuar dokumentet kur ka deklaruar se kanë hequr njohjen për Kosovën.

“Kam biseduar me presidentin e Gambisë të cilin Serbia e përmend ëpr heqje të njohjes, ka pasur falsifikim të dokumenteve. Edhe presidenti i Liberisë një shtet ku Serbia çdo ditë pretendon që i ka tërhjek njohjet ai thotë që absolutisht nuk ka lëvizje të pozicionit sa i përket njohës. Edhe presidenti i Nigerisë kishte një takim miqësor, këto janë shtete të mëdha kanë nga 200 milionë banorë. Presidenti i Rumandës e kam takuar dy herë”, shton tutje.

“Edhe presidenti i Gunea Bisau sa herë është shkruar se janë tërhjek njohjet ai më ka informuar për sfidat, kryeministri i tyre ka qenë në Beograd po ajo deklaratë është tërheqë nga presidenti edhe është tërhequr nga pozita edhe kryeministri”, deklarohet Pacolli.

Duke përmendur edhe disa vende të tjera nga ku ka mbajtur vizita me përfaqësues të lartë, ministri i jashtëm po thotë se ka marrë premtim nga presidenti i Nigerisë që do të vizitojë Kosovën nga ku do të nderohet me një titull nga një universitet në vend.

“Edhe presidenti i Gabonit ishte i sëmurë por kryeministri mori pjesë kemi  marrëdhënie të jashtëzakonshme edhe pse aty punojnë 90% kompani nga Serbia. Presidenti i Malit është presidenti i ri i treti prej kur e frekuentoj Malin më premtoj që do të ulet e do të bisedojë seriozisht me faktorët tjerë në vend që ta njohë Kosovën, ata kanë një problem se një pjesë e veriut pretendon që t’i ndahet këtij shteti, Mali është i vetëm shtet i Afrikës Perëndimore që nuk e ka njohur Kosovën deri tash. Takova edhe ministrin e punëve të jashtme të Sudanit, besoj që kemi stabilizuar marrëdhëniet”, shton ai.

“Kosova ka nevojë për miq, është shtet i vogël e partneriteti me shtetet e botës është i rëndësishëm siç thash më parë në Afrikë kemi 54 shtete, është kontinenti më i pasur, siç ju thash nëse bëhet fjalë për votat këto janë dominuese”, shton Pacolli duke u deklaruar se po punojnë edhe në ndreqje të marrëdhënieve me vendet evropiane që nuk e kanë njohur shtetin.

“Sa i përket bashkëpunimit me pesë shtetet e Evropës asniherë sjemi ndalë kemi takime sporadike të organizuara. Me Greqinë kemi marrëdhenie të mira po taksa e ka vështirësi situatën sepse sipas të gjitha informacioneve që kemi shumë mallra shkojnë në Greqi ripaketohen për me ardh në Kosovë e ne e kemi parandaluar këtë, Greqia herë e mbështet Kosovën, nganjëherë nuk e mbështet. Nuk kemi kontakte të mira me Qipron është e hidhëruar me ne pak për shkak të një vizite të një delegacioni parlamentar që ka qenë në Qipron e Veriut, besoj shumë se këto shtete do ta njohin një ditë Kosovën.

Spanja tenton të bëjë një paragonizëm me probleme të brendshme por jemi duke punuar, nuk është punë që kryhet po ngarkim i madh i probleme të këtyre shteteve”, shton ai.

Sa i përket mos njohjeve për një vit Pacolli tha se lobimi nuk mund të kryhet për një ditë, duke përmendur edhe rastin e Kenias ku thotë që ka qenë më shumë se 20 herë, për të arritur në një nivel të mirë ku bisedohet për njohje të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat