Ndërron jetë ish-pjesëtarja e UÇK-së, Fetnete Maxhun Ramosaj

Aktuale

Ndërron jetë ish-pjesëtarja e UÇK-së, Fetnete Maxhun Ramosaj

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:24
Fetnete Maxhun Ramosaj

Ka ndërruar jetë ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Maxhun Ramosaj.

Këtë e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës në Deçan.

“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtarja ynë zëri i UÇK-së, Fetnete Maxhun Ramosaj. Tërë jetën qëndroi e palëkundur në idenë shqiptare dhe e palodhshme në veprim për lirinë e Atdheut”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të OVL-së në Facebook.

Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtarja ynë zëri i UÇK-së Fetnete Maxhun Ramosaj. Tërë jetën qëndroi e palëkundur në idenë shqiptare dhe e palodhshmë në veprim për lirinë e Atdheut.

Do të kujtohesh ndër breza!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat