Si e vrau pas shpinës Astrit Pacolli Florent Ahmetajn për t’i marrë 2700 euro në kazino

Aktuale

Si e vrau pas shpinës Astrit Pacolli Florent Ahmetajn për t’i marrë 2700 euro në kazino

Më: 5 prill 2019 Në ora: 17:48
Florent Ahmetaj 32 vjeç

Astrit Pacolli 25 vjeçar nga Lipjani dyshohet se vrau pabesisht Florent Ahmetaj 32 vjeç nga Rezalla e Skenderajt më 20 mars të këtij viti, në kazionin “Matrix” në Lipjan.

Dokumentin që e ka siguruar T7 jep detaje të papublikuara më parë për vrasjen e punëtorit të kazinos.

Astrit Pacolli kishte hyrë brenda kazinos dhe për rreth 12 minuta kishe qëndruar brenda saj, kishte kërkuar një pije nga Florent Ahmetaj, pasi kishtekthyer shpinën Ahmetaj nën kërcënimin e armës së zjarrit i kishte kërkuar paratë.

Kur Ahmetaj ia dorëzon paratë Pacollit, shtrihet në tokë për ti dhënë edhe para të tjera…Në atë moment prapa shpinës Pacolli ia shprep dy plumba 32 vjeçarit Ahmetaj nga Rezalla e Skenderajt. I cili ndërron jetë në vend të ngjarjes.

Për disa ditë Pacolli qëndroi në arrati para dy ditësh u kap nga policia ndërsa sot është bërë kërkesa për caktim të paraburgimit.

Image

Mësohet se edhe Astrit Pacolli shtë i martuar, ndërsa viktima Florent Ahmetaj ishte në pritje për tu bërë baba për herë të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat