I ftuari i Speciales: Për luftën në UÇK s’i frikësohem as Zotit – motrës i thash rri ballëhapur se ke mujt qe 20 vjet me ardh te varri im

Aktuale

I ftuari i Speciales: Për luftën në UÇK s’i frikësohem as Zotit – motrës i thash rri ballëhapur se ke mujt qe 20 vjet me ardh te varri im

Më: 5 prill 2019 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Ish-ushtari i UÇK-së, Ahmet Rrahmanaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Rrahmanaj ka thënë se për të do të jetë hera e parë që do të dalë para një prokurori, por që nuk frikësohet.

Për luftën e tij me uniformë të UÇK’së, Rrahmanaj thotë se nuk i frikësohet as Zoti, as prokurorëve të Speciales.

“Për mua është hera e parë që po dal para një hetuesi, e do të jetë hera e parë që do të dalë përbal;lë një prokurori. Por, Lufta e UÇK’së është shenjtë për mua. Këto ftesa janë pak shqetësuese. Është një lloj frike. Unë nuk kam frikë nga Gjykata Speciale. Kur s’e kam frikën nga i madhi zot, këto tjerat s’kalojnë. S’frikësohna as te zoti se s’kam ba naj vepër të keqe në luftë, e as nuk i frikësohem prokurorit. Dashtë zoti të mos ndalin në skenë njerëz tendencioz e ta dëmtojnë këtë proces. Pavarësish sfidave do të dëshmohet lufta e pastër e UÇK’së. I thash motrës ke mujt me ardh qe 20 vite te varri im, andaj mos u shqetëso, rri ballëhapur se do ta kalojmë edhe këtë”, ka thënë Rrahmanaj.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Rrahmanaj, nga fshati Bubël i komunës së Malishevës, sot ka marrë ftesë për Gjykatën Speciale, dhe do të udhëtoj për në Hagë.

Rrahmanaj ftesën për të shkuar në Hagë e ka për datën 13 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat