Thaçi: Fetnetja afirmoi vlerat e UÇK-së

Aktuale

Thaçi: Fetnetja afirmoi vlerat e UÇK-së

Më: 5 prill 2019 Në ora: 18:39
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ngushëlloi pas vdekjes së ish-luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj.

Thaçi deklaroi se Fetnetja ishte publiciste që afirmoi vazhdimisht vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vdekja e hershme e bashkëluftëtares, veteranes dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe bashkëmendimtarët e saj. Fetnetja ishte publiciste që afirmoi vazhdimisht vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramosaj”, shkroi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat