Kërkohet angazhim konkret për forcimin e sundimit të ligjit

Aktuale

Kërkohet angazhim konkret për forcimin e sundimit të ligjit

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:49
Pamje nga takimi

Agjenda e vizitave të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka vazhduar edhe sot në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Bartësit e sistemit prokurorial janë njoftuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, për punën, të arriturat dhe sfidat e këtyre prokurorive në hetimin dhe ndjekjen e veprave të ndryshme penale në këto dy regjione.

Lumezi ka vlerësuar punën e deritashme dhe rezultatet e arritura nga të dyja prokuroritë, mirëpo edhe përkundër kësaj, ka kërkuar angazhim dhe efikasitet të mëtejshëm në trajtimin dhe luftimin e veprave penale që ndërlidhen me korrupsionin, krimet ekonomike dhe krimet financiare, si dhe luftimin e të gjitha veprimtarive të tjera kriminale, ngaqë kjo, sipas tij, do të ndikojë dukshëm në ngritjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial.

Gjithashtu, ai kërkoi nga prokurorët e këtyre prokurorive të kenë përkushtim dhe integritet të lartë në punën e tyre, duke përfshirë edhe nevojën e avancimit të profesionalizmit dhe llogaridhënies gjatë trajtimit të rasteve të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat