Petroviq tregon si u sulmua në Prishtinë, akuzon Vuçiqin e Kostiqin

Aktuale

Petroviq tregon si u sulmua në Prishtinë, akuzon Vuçiqin e Kostiqin

Më: 5 prill 2019 Në ora: 23:24
Slobodan Petroviq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petroviq, ka folur për përleshjen që ka pasur me Milan Kostiq, këshilltarin e ish-Ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj Kostiqit për të cilin ka thënë se ka qenë njeriu i cili i ka frikësuar banorët serb të cilët kanë dashur ta shprehin qëndrimin e tyre të lirë gjatë zgjedhjeve në Kosovë.

Madje, Petroviq në “Blic Interview” ka shtuar se me këtë punë që Milan Kostiq ka bërë, shumë njerëz kanë mbetur edhe pa të ardhura, kanë humbur ndihmat sociale dhe vendet e punës.

Petroviq është shprehur i habitur se si ka arritur të sulmohej vetëm 10 metra larg Parlamentit të Kosovës, por më i brengosur thotë të jetë se e gjitha kjo ka ndodhur shkaku i një personi që të gjithë e njohin si të dhunshëm.“Para së gjithash, ajo që është me rëndësi të ceket është se kjo nuk është e para herë, madje ka qenë kulmi i krejt asaj se çka bëhet këtu tash e sa vjet kur kemi të bëjmë pikërisht me këtë njeri. Sa i përket partisë tonë dhe partive të tjera që kanë marrë pjesë në fushatën zgjedhore, ai është paraqitur në polici si një person i cili i ka frikësuar votuesit që votojnë kundër Listës Serbe”.“Madje, jo vetëm që i ka frikësuar, por edhe ua ka pamundësuar njerëzve që të deklarohen lirisht, madje me këtë punë që ai ka bërë shumë njerëz kanë mbetur edhe pa të ardhura, kanë humbur ndihmat sociale dhe vendet e punës. Ai për ne nuk është një i panjohur, por as për Policinë e Kosovës.“

“Atë ditë, ajo që ka kulmuar ka qenë edhe këshilltari i Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo. I ministrisë përkatësisht aty ku ka qenë ministër Rikallo, ka pasur shumë gjëra të cilat nuk kanë qenë komfor ligjit e një prej tyre është edhe investimi përkatësisht dhënia e disa projekteve të cilat kanë qenë të destinuara për qytetarët tanë para së gjithash për komunitetin serb.”

“Ai i ka ndarë mes veti me farefisin e tij dhe atë ditë unë pata atë ngjarje të pakëndshme me atë njeri që kishte ardhur aty dhe më provokonte e më frikësonte dhe ajo që më habitë është se për herë të parë ndodhi 10-metra larg Parlamentit të Kosovës dhe për mua ishte një brengë edhe më e madhe sepse këta njerëz që njihen si të dhunshëm, kanë ardhur në qendër, pra para shtëpisë time ta them më mirë kështu e të sillen në mënyrë kaq të egër”.Sipas tij, deri te ky konflikt kanë ardhur pasi që Lista Serbe nuk e sheh Petroviqin si kundërshtar politik por si armik dhe e akuzon për fyerje të vazhdueshme, madje edhe në rrjetet sociale.

“Ata kanë problem të atillë që mua dhe partinë që e udhëheq na shohin jo si kundërshtar politik, por si armiq. Kështu edhe sillen me ne tash e sa kohë dhe Kostiqi është pasojë e gjithë kësaj. E para gjithë kësaj, ai ka dërguar shumë kërcënime e madje edhe mesazhe e porosi fyese. Ka pasur dhe profile të rreme e këtyre javëve të fundit publikisht anë përcaktuar në “Facebook”, kur ka ndodhur ngjarja në Mërdare e këta e kanë përshëndetur siç kanë thënë – e kanë përshëndetur Policinë e Serbisë e cila siç janë shprehur, i kanë ndaluar tradhtarët pra na kanë thirrur me emra fyes dhe aktiviteti i tyre njëfarë dore është shtuar pas deklarimit të presidentit të Republikës së Serbisë, Vuçiq i cili në një javë për pothuajse çdo ditë e ka përmendur emrin dhe mbiemrin tim në kontekstin më negativ dhe mua e njerëzve rreth meje na kanë na kanë bërë si një shënjestër e një gjë të tillë e kanë bërë edhe me të ndjerin, Oliver Ivanoviq i cili është vrarë shkaku i një retorike që ka qenë fatale të themi edhe për të edhe për të tjerët si ai.” – ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat