Astrit Haraqija parashikon për kryetarin e LDK-së

Aktuale

Astrit Haraqija parashikon për kryetarin e LDK-së

Më: 6 prill 2019 Në ora: 00:10
Mustafa dhe Haraqija

Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, që një kohë ka drejtuar edhe ministrinë e Kulturës, Astrit Haraqija, ka folur për proceset që po kalon LDK në këtë kohë.

Haraqija në DPT te Fidani në T7 ka thënë se Isa Mustafa nuk duhet të jetë përsëri kandidat për kryetar të partisë.

“Nuk duhet të jetë pjesë e kësaj gare. Besoj që deri tash e ka dhënë kontributin e vet. Unë nuk besoj që Mustafa përsëri do të behët kryetar”.

“ Nuk e di që a do të votohej nëse del si kandidat. Por tash nuk është duke me pëlqyer edhe mënyra se si po funksionin LDK nga brenda”.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë ambicie për tu bërë kryetar i LDK-së .

Haraqija ka thënë se LDK duhet t’i ruaj figurat e vjetra që i ka, pasi sipas tij ata janë pasuri më e madhe e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat