Zyrtari i AAK-së, Koçijanqiqit: Më shumë i ke shërbyer Gjuriqit sesa BE-së!

Aktuale

Zyrtari i AAK-së, Koçijanqiqit: Më shumë i ke shërbyer Gjuriqit sesa BE-së!

Më: 6 prill 2019 Në ora: 11:59
Besnik Tahiri

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas kërkesës së BE-së, respektivisht zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Koçijanqiq, rreth heqjes së taksës për Serbinë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Kjo e fundit, sipas Tahirit, gjatë tërë mandatit të saj më shumë ka funksionuar si zëdhënëse e Zyrës për Kosovë së Marko Gjuriçit se sa të vendeve anëtare të BE.

“Qëndrimet e saj që sot u paraqitën në media janë vetëm vazhdimësi e qëndrimeve të mëparshme. Kushtëzimi i dialogut nga ana e saj nënkupton bllokim permanent të dialogut”, është shprehur ai.

Tahiri shtoi se Kosova është për dialog të pakushtëzuar. “…nëse doni, ne kemi plotë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Kocijançiç ka përsëritur edhe një herë kërkesën e BE-së që autoritetet kosovare të pezullojnë menjëherë taksën e vënë ndaj mallrave nga Serbia, duke tërhequr vëmendjen se kjo tarifë pengon Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ndërsa nuk deklarohet për njëanshmërinë e BE-së.

 “Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, i ndërmjetësuar nga BE-ja, ka për qëllim të promovojë bashkëpunim dhe pajtim mes të dy palëve, t’i ndihmojë ato që të shënojnë progres në rrugën evropiane dhe të përmirësojnë jetët e popujve. Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen menjëherë ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre evropiane”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat