PDK në Prizren do ta mbaj konventën zgjedhore më 13 prill

Aktuale

PDK në Prizren do ta mbaj konventën zgjedhore më 13 prill

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:28
PDK

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, ka njoftuar se ka mbajtur 47 kuvende zgjedhore nëpër nëndegë ku ka prurje të reja dhe forcim të kuadrove në të gjitha nivelet organizative. Ndërsa, ka shpallur të hapur mundësinë që kandidatët pretendent për drejtimin e kësaj partie në Prizrenit, nga sot t’i paraqesin kandidaturat e tyre, pasi Konventa zgjedhore e degës është vendosur të mbahet më 13 prill.

Kjo degë pati edhe kritika për qeverisjen lokale, duke thënë se me strukturat e reja, do të jenë mirë të përgatitur për ta rikthyer qeverisjen lokale, kurdo që mbahen zgjedhjet lokale.

Samir Hoxha, kryetar i komisionit lokal zgjedhor në degën e PDK në Prizren, aktivistët, strukturat dhe mbështetësit e PDK-së, kanë treguar kulturë të lartë politike gjatë procesit zgjedhor nëpër të cilin ka kaluar kjo degë e PDK-së në Prizren.

Hoxha: Procesi zgjedhor në Prizren është shquar për unitet politik

“Deri më tani ka mbajtur gjithsej 47 kuvende zgjedhore nëpër të gjitha nëndegët që ka qenë e organizuar deri më tani dega e PDK-së në Prizren. Procesi zgjedhor në degën e PDK-së në Prizren është shquar me unitet politik dhe thellim të demokracisë së brendshme partiake. Gjatë kësaj periudhe në të cilën janë mbajtur kuvendet zgjedhore nëpër nëndegët e PDK-së në Prizren, kanë aderuar dhe kanë qenë pjesëmarrës 8542 anëtarë, mbështetës dhe aktivistë të PDK-së“, ka thënë ai.

Sipas tij, në të gjitha nëndegët ka prurje të reja dhe forcim të kuadrove në të gjitha nivelet organizative të PDK-së.

Hoxha: Qeverisja lokale po drejtohet nga anarkistë dhe matrapaz politikë

“Në këto zgjedhje është forcuar kursi refurmator në PDK, me struktura të reja ku do të jenë mirë të përgatitur për ta rikthyer qeverisjen lokale, kurdo që mbahen zgjedhjet lokale. Kjo qeverisje e cila fatkeqësisht po drejtohet nga anarkistë dhe matrapaz politikë, është dëshmia më e mirë se qytetarët e Prizrenit me mbështetjen e madhe që po i japin PDK-së gjatë këtij procesi zgjedhor, së shpejti do e rikthejnë qeverisjen lokale në komunën tonë. Procesi zgjedhor në PDK ka ridëshmuar se vetëm me qeverisjen e PDK-së, Prizreni do të ketë zhvillim, integrim e besim në institucione, investime në dobitë e interesave të qytetarëve të komunës sonë“, ka thënë ai.

Në fund, Hoxha tha se në zbatim të plotë të rregullores për organizimin e zgjedhjeve në PDK, Komisioni Lokal Zgjedhor i Degës së PDK-së në Prizren, ka vendosur që Konventa zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Prizrenit, të mbahet më 13 prill të këtij viti, andaj në cilësinë e kryetarit të komisionit, shpall të hapur mundësinë që kandidatët pretendent për drejtimin e degës së Prizrenit t’i paraqesin kandidaturat e tyre pranë Komisionit Lokal Zgjedhor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat