Kosnett ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Kosnett ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës

Më: 6 prill 2019 Në ora: 13:20
Philip Kosnett

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett e ka porositur Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës.

Ambasadori amerikan, nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, është shprehur se drejtësia është baza për prosperitet dhe të drejtat e barabarta për gratë janë thelbësore për drejtësinë.

“Nxis Qeverinë e Kosovës të implementojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtën e Pronës. Drejtësia është baza e prosperitetit dhe të drejtat e barabarta për gratë janë fondamenti i drejtësisë. Implementimi i kësaj strategjie i takon Qeverisë – dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë”, ka shkruar Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat