Vetëvendosje: Çdoherë kundër PANhajnisë

Aktuale

Vetëvendosje: Çdoherë kundër PANhajnisë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:00
Pamje nga tubimi i VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim me qytetarët në Podujevë.

Ky takim i paraprinë serisë së tubimeve nëpër komuna me moton “Kundër PANhajnisë”.

Sipas Vetëvendosje këto takime po bëhen për të kërkuar zgjedhje të reja dhe që koalicioni qeverisës të bie, e rënien e tyre shteti do të shpëtojë nga nepotizmi.

Image

“Këtu po shihet hapur vullneti juaj kundër PANhajnisë, si grua e nënë e re nuk mund të mos prekem se sa shumë të rinj po e lëshojnë Kosovën ose kur edhe në takime me ta tregojnë se sa të dëshpëruar janë me Kosovën, mërgimi po mbetet zgjidhje e vetme për papunësinë dhe varfërinë”, ka thënë deputetja Albulena Haxhiu.

Haxhiu deklaroi se njerëzit janë dëshmitar se edhe ambasadorët dhe ndërkombëtarët janë duke u bërë me dije realitetin pushtetarëve, pasi bota nuk po na izolon ne por pangopshmëria e pushtetarëve.

Image

Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, nuk la pa përmendur raportet e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj rreth taksës.

“Kryeministrin dhe presidentin e Kosovës i ndan taksa ndaj Serbisë dhe i bashkon korrupsioni në Kosovë. Ky kryeministër realisht e ka vetëm një ministër: ministër Palin, i cili po palon për regjimin në fuqi milionat e popullit”, u shpreh Kurti para të pranishmëve. “Mirëpo, zgjedhjet e reja e palojnë edhe PAN-in edhe Palin”.

Image

“Me këtë Qeveri shteti është më i hapur, e zgjedhjet e reja tregojnë se një shtet mund te jetë i pavarur dhe i pahapur prej pushtetarëve. Në Kosovë janë rreth 350 mijë të punësuar ndërsa nëpër banka janë rreth 600 mijë kredi që i bie se një kokë banori mund t’i ketë dy kredi”, ka thënë Kurti.

“Këta po vjedhin pasi kanë mandatin e fundit as Ramush nuk do të jetë më kryeministër e as Hashim Thaçi president, e pikërisht për këtë ne duhet t’ua shkurtojmë mandatin”, deklaroi Kurti.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat