Pacolli: Jordania, partner i fuqishëm i Kosovës

Aktuale

Pacolli: Jordania, partner i fuqishëm i Kosovës

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:19
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar homologun e tij jordanez, Rajai Muasher.

Në takimin kokë me kokë mes kryediplomatit kosovar dhe numrit dy të qeverisë jordaneze, është biseduar për marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

“Jordania është një partner i fuqishëm i Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha nivelet. Ne do të fokusohemi më shumë në bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe të sigurisë”, deklaroi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat