Vetëvendosje mbështet Blerim Rekën për president në Maqedoninë e Veriut

Aktuale

Vetëvendosje mbështet Blerim Rekën për president në Maqedoninë e Veriut

Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:41
Blerim Reka

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një deklaratë ku ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin shqiptar, Blerim Reka për president të Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratë thuhet se, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme ekonomiko-politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe gjendjen jo të mirë të popullit shqiptar atje, Lëvizja Vetëvendosje konsideron që Blerim Reka është kandidati i duhur për President.

“Të gjithë ata që e kanë përcjellë nga afër veprimtarinë e kandidatit për President Blerim Reka tashmë e kanë krijuar mendimin për të si një person me integritet dhe përgjegjësi të lartë. Sakaq, përgatitja e tij profesionale është e konfirmuar në çdo vend që ka punuar”, vijon deklarata.

VV beson se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si dhe forcat politike shqiptare, mund të përparonin në realizimin e të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut duke mbështetur kandidaturën për president të Blerim Rekës.

“Vota e shqiptarëve, dhe jo vetëm, për Blerim Rekën për president, do t’i mund t’i hapte rrugë disa prej ndryshimeve të nevojshme e të shumëpritura prej qytetarëve”, mbyllet deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat