Krasniqi: Koalicioni PAN është i qëndrueshëm, s’ka hapësirë për zgjedhje

Aktuale

Krasniqi: Koalicioni PAN është i qëndrueshëm, s’ka hapësirë për zgjedhje

Më: 6 prill 2019 Në ora: 21:03
Memli Krasniqi

Derisa nga ndërkombëtarët vazhdojnë të bëjnë presion mbi taksën, në vend partitë e koalicionit e kanë gjetur gjuhët e përbashkët lidhur me këtë temë.

Madje sipas nënkryetarit të PDK-së, nuk do të ketë prishje të koalicionit për këtë temë, por ndryshe e mendojnë analistët politikë.

Partitë politike i kanë filluar tubimet me qytetarë. Madje në disa subjekte po aderojnë edhe figura publike.

E në bazë të praktikave këto skena janë paralajmërime për zgjedhje. Mirëpo qytetarët sivjet duket se nuk do ballafaqohen me procese zgjedhore.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë për T7 se koalicioni PAN është i qëndrueshëm.

Sipas Krasniqit nuk ka hapësirë për zgjedhje të reja, pasi që nuk ka arsye brenda partnerëve të prishin marrëveshjen.

Ai më tej thekson se taksa nuk është çështje që përbën rrezik për ndarje të PDK-së, AAK-së e NISMË-s. Megjithatë ai shprehet se ideja për pezullim të taksës ka ardhur për t’i mbrojtur raportet me Amerikën.

Njohësit e çështjeve politike thonë se skenari i zgjedhjeve në vitet e fundit është bërë brenda natës. E duke qenë kështu angazhimet partiake që po bëhen së fundit mund të shërbejnë si gatishmëri për ditën që do pritet koalicioni.

Aktualisht PDK e AAK janë në procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake.

Në anën tjetër opozita në vend, respektivisht Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmërua protesta për rrëzimin e koalicionit e të presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat