Ish-ministri Rrahmani: Ku mbeti ligji për barnat?

Aktuale

Ish-ministri Rrahmani: Ku mbeti ligji për barnat?

Nga: A.SH Më: 6 prill 2019 Në ora: 22:02
Imet Rrahmani

Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahami, ka disa pyetje për udhëheqjen e tanishme të Ministrisë së Shëndetësisë, duke i thënë se ku mbet ligji për barnat dhe pse nuk ka barna më shumë me buxhet dyfish më të madh, përcjellë “Bota Sot”.

“Përpara se të tregohen përralla kinse me një Memorandum ne mes dy Ministrive po bëhet Spitali i Prishtinēs, është mirë me vazhdu me ndërtimin e objekteve që tash janë ne faza të avansuara si: Klinika Emergjente, Spitali i Ferizajit, QKMF në Gjilan, Gjakovë, dhe dy objektet e shëndetësisë publike në Gjilan e Ferizaj” duke ironizuar se këto objekte kanë filluar nga ata, shkruan Rrahmani në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Ku mbet buxheti për barna?
Ku mbet buxheti shtesë nga " kursimet" si rezultat e blerjes së barnave me cilësi të dyshimta? Pse nuk ka barna më shumë me buxhet dyfish me të madh?!!!

Hajt pe lëm këtë punën e furnizimit me barna, se po del që është detyrë shumë e rënd për udhëheqjen aktuale të Ministrisë, por pse nuk i përfunduan dryshimet e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Ligjit të Shëndetësisë?! Bile ky i pari ishte krejt i gatshëm, vetëm datën ēshtë dasht me ndryshu gjatë riprocedimit.

Përpara se të tregohen përralla kinse me një Memorandum ne mes dy Ministrive po bëhet Spitali i Prishtinēs, është mirë me vazhdu me ndërtimin e objekteve që tash janë ne faza të avansuara si: Klinika Emergjente, Spitali i Ferizajit, QKMF në Gjilan, Gjakovë, dhe dy objektet e shëndetësisë publike në Gjilan e Ferizaj ( të filluara nga ne).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat