Haradinaj: Qeveria, partner në çdo projekt për zhvillim ekonomik

Aktuale

Haradinaj: Qeveria, partner në çdo projekt për zhvillim ekonomik

Më: 6 prill 2019 Në ora: 22:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vizituar njërën nga kompanitë më të suksesshme të Detroit, “Bedrock” ku partnerë teknologjikë në ndërtim janë edhe kosovaro-amerikanët Etrit dhe Edi Demaj.

Haradinaj tha se iu ka shpalosur platformën ekonomike që ofron Kosova, me lehtësirat fiskale, ligjin për investime strategjike dhe Zonën e Veçantë ekonomike Amerikane në Gjakovë.

Ai deklaroi se Qeveria do të jetë partner konstruktiv në çdo mundësi dhe projekt për zhvillim ekonomik të vendit dhe gjenerimin e vendeve te reja të punës.

“Me një investim prej 3 miliardë dollarësh, Bedrock, përmes KodeLabs 60% e softëareve i punon në Kosovë, me të rinjtë tanë. Duke e pasur përqëndrim zhvillimin ekonomik të vendit, para këtyre ndërmarrësve dhe partnerëve të tjerë, shpalosa platformën ekonomike që ofron Kosova, me lehtësirat fiskale, ligjin për investime strategjike dhe Zonën e Veçantë ekonomike Amerikane në Gjakovë. Në këtë ofertë të Kosovës, karshi tërheqjes së investimeve direkte, Qeveria do të jetë partner konstruktiv në çdo mundësi dhe projekt, për zhvillim ekonomik të vendit dhe gjenerimin e vendeve te reja të punës”, shkroi Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat