Mediat serbe “zbulojnë” planin e Thaçit dhe Haradinajt: Çdo gjë gati për okupimin e veriut, ushtria shqiptare po vijnë në Leposaviq

Aktuale

Mediat serbe “zbulojnë” planin e Thaçit dhe Haradinajt: Çdo gjë gati për okupimin e veriut, ushtria shqiptare po vijnë në Leposaviq

Nga: F. B. Më: 7 prill 2019 Në ora: 10:59
Ushtari shqiptar

Është e qartë se si duket Prishtina ka gjetur mënyrën përfundimtare të kaloj Ibrin dhe të okupoj veriun e Kosovës, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

“Çdo gjë është gati për okupimin e veriut të Kosovës, në vend të sulmit të Thaçit dhe Haradinajt në Leposaviq do të paraqitet batalioni shqiptar, si mëson “Alo” planifikohet që batalioni të vendoset në bazën ushtarake “Nothing Hil“.

Kjo është baza e vetme e KFOR-it në veri të Ibrit dhe atë rreth 3 kilometra nga Leposaviqi, ku aktualisht ka 70 ushtarë, por që ka kapacitet të jetë bazë për 300 ushtarë të KFOR-it, aq sa ka batalioni shqiptar. Ndonëse shëtitja e 4 oficerëve shqiptarë në veri të Mitrovicës nuk kaloi pa u vërejtur, NATO këtë e ka komentuar kështu:

„Kjo nuk ishte provokim por aktivitet i përbashkët i NATO-s, ndërsa prania e 4 oficerëve shqiptar nuk duhet ta befasoj askënd pasi Shqipëria është anëtare e NATO-së tash e 10 vite. Po ashtu duhet të dihet se Shqipëria kontribuon në forcat e KFOR-t”“, kanë thënë në kumtesën e vetë misioni paqeruajtës ndërkombëtar nën drejtimin e Aleancës.

Kur të merret parasysh vërejtja që Londra dhe Berlini kanë bërë për veriun dhe shëtitja e oficerëve shqiptar dhe vazhdimin e qëndrimit të taksës është e qartë se Prishtina si duket përfundimisht ka gjetur mënyrën si të kaloj Ibrin dhe të okupoj veriun e Kosovës.

Sipas „Alo!“ kohë më parë në Shkup janë mbajtur ushtrime me emërtimin „Rrufeja e Ballkanit perëndimor“, në të cilin kanë marr pjesë njësitet speciale policore nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, po shihet qartë se Haradinaj dhe Rama kanë vendosur që bashkëpunimin ta vendosin në shkallë më të lartë, kësaj radhe me praninë e Tiranës me ushtarë në hapësirën ku serbët përbëjnë shumicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat