PSD me vija të kuqe veç për PDK-n

Aktuale

PSD me vija të kuqe veç për PDK-n

Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:40
Shpend Ahmeti dhe Kadri Veseli

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Kraniqi ka deklaruar se me dëshirë do të largonte presidentin Hashim Thaçi nga roli i tij në dialogun me Serbinë, por nuk mund ta bëjë këtë pasi që është një “dhuratë” nga LDK-ja, rolin e të cilës nuk mund ta minimizoi askush.

Deputeti Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, ka përjashtuar mundësinë që cilido subjekt politik në vend mund ta dërgojë në shtëpi presidentin Thaçi.

Duke folur për dialogun me Serbinë, ai thotë se ekipi negociator është duke e luajtur rolin e vet.  

Krasniqi: Hashim Thaçin e kemi dhuratë nga LDK-ja

“Rolin e Hashim Thaçit nuk kena mujtë me e barazu me zero. Sot me pas unë atë fuqi që e çon Thaçin te shpia, e kisha bo qat veprim. Nuk e kam atë fuqi, se ka PSD-ja, nuk e kanë as subjektet tjera. E ka pas LDK-ja, por përkundrazi e ka bo Hashim Thaçin president, në vend që me e çu te shpia. Çka muj me bo unë, në fuqinë tem është me e marrë procesin që e ka drejtu veç Hashim Thaçi, me e bë Kuvendin drejtues të atij procesi. A kom me mujt me e përjashtu prej procesit, jo se e kam dhuratë prej LDK-së”, ka thënë ai.

I pakënaqur me mënyrën se si po qeveriset Kosova, ai thotë se PSD është e para që ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, ndërkohë që asnjë nga partitë tjera opozitare thotë të mos kenë pasur guximin me e ndërmarrë mocionin e mosbesimit.

I pyetur se pse nuk e ka ndërmarr PSD-ja këtë hap, ai thotë se asnjëra nga partitë nuk i ka votat. E derisa kjo të ndodhë, sipas tij, janë një numër gjërash që si opozitë mund t’i bëjnë për të ndihmuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Krasniqi: PSD është subjekti i parë që e ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e qeverisë

“Kushdo që është duke ndërmarrë iniciativa të caktuara është mirë me llogarit që edhe PSD-ja është këtu dhe është mirë me llogaritë që pa PSD-n, nuk mund me funksionu, si opozita, si pozita në disa prej fushave të saj... PSD është subjekti i parë që i ka dhënë nënshkrimet e 12 deputetëve të vet dhe ka thënë: ‘kurdo që jeni të gatshëm me ndërmarrë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë, qe ku i keni nënshkrimet, ne do të votojmë për rrëzimin’... Na kemi thënë: ‘qe ku i kemi deponu nënshkrimet tona, kush ka guxim me e nisë mocionin, le te nis, ne do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë’, por deri sa të bëhet ai mocion, derisa të rrëzohet Qeveria, na e kemi ndërmend me i përmirësu disa gjëra për jetën e qytetarëve”, tha ai.

Në rast se vendi do të shkojë në zgjedhje, Krasniqi thotë se PSD do të kandidojë e vetme në zgjedhje, teksa shprehet i bindur se do të arrijë të ketë rëndësinë e njëjtë në Kuvendin e Kosovës. Ai tregon se për kë kanë vija të kuqe.

Kransiqi: PSD ka vija të kuqe veç për PDK-n

“PSD ka vija të kuqe për PDK-n dhe nuk do të bëjmë koalicion paszgjedhor dhe parazgjedhor me PDK-n për shkak se është subjekt që e ka dëmtu Republikën e Kosovës tash e gati 10 vite dhe është subjekt që ka nevojë me qenë në opozitë... Nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt, përveç për PDK-n”, ka thënë ai.

Sa i përket Vetëvendosjes, ai thotë se ndjen keqardhje që ka përfunduar me disa figura “dytësore”, duke mosditur t’i mbajë figurat që sot janë PSD. Teksa mohon se PDK mund të ketë qenë shkaktare e ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kransiqi: Vetëvendosje po ndërron për të keq

“Nuk është veç një faktor i ndarjes, dhe jo, nuk është PDK. Janë qëndrimet e ndryshme dhe në thelb, ideja që Vetëvendosje po ndërron për të keq”, u shpreh ai.

Krejt në fund, Krasniqi ka folur edhe për taksën që Qeveria e Kosovës ka vënë ndaj produkteve serbe që vijnë në Kosovë, ku ka thënë se nuk është e arsyeshme të thuhet që do të hiqet taksa pa asnjë kusht apo se “do të mbahet gjithmonë”, pasi sipas tij, qëndrimet ekstreme nuk janë të dobishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat